Makina del nga rruga, plagoset rëndë 20-vjeçari në Bulqizë (PAMJE)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulqizë. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë Ramadan Meta, 20 vjeç.

Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

"Rreth orës 16:10 në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, shtetasi R.M., duke drejtuar automjetin tip "Audi", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital" njoftoi policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit.