Nis përkeqësimi i motit në vendin tonë, do të zgjasë deri në fundjavë
Nga mëngjesi i së mërkurës në Shqipëri ka nisur ulja e temepraturave dhe reshjet e shiut. Në këtë situtë janë pezulluar lundrimet drejt Durrësit për në Bari të Italisë dhe anasjelltas. Ndërkohë si në Vlorë edhe në Durrës, mjetet e vogla të peshkimit janë ndaluar që të dalin në det të hapur.
Të mërkurën e 15 marsin në të gjithë territorin e vendit tonë ka nisur përkeqësimi i motit!
Nisur nga situate hidrometeorogjike në vend, Kapiteneria e Portit të Durrësit ka vendosur pezullimin e lundrimeve të trageteve drejt Barit të Italisë dhe anasjelltas parashikuar për mbrëmjen e së mërkurës.
Shkak për pezullimin është bërë moti i keq dhe niveli i dallgëve në det.
Gjithashtu janë pezulluar që të dalin në det të gjitha mjetet e vogla të lundrimit dhe peshkimit.
E njëjta situatë paraqitet edhe në portin e Vlorës.
Dallgët në det janë parashikuar që të shkojnë deri në 2.5 metër, dhe kësisoj janë pezulluar që të dalin në det mjetet e vogla.
Nga Vlora është njoftuar se lundrimet me traget drejt Italisë do të vijojnë normalisht deri në një njoftim të dytë.
Meteorolugu Hakil Osmani nga Meteoal këshilloi qytetarët për mbajtjen e çadrave, pasi reshjet mund të jenë të formave të rrebesheve, ndërsa në verilindje nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës, por të sasive të vogla.
Temperaturat pritet të ngrihen në fundjavë, që do të jenë tipike prannverore, ku mëngjeset e mbremje do të jenë më të freskëta.