Në 70 vjetorin e lindjes, Luan Rama uron Arta Daden: Të paçim edhe 70 mote të tjerë si sot, shembëlltyrë të mirësisë e bukurisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2023, 16:14
Arta Dade ka festuar sot 70 vjetorin e lindjes së saj. Në këtë ditë mjaft speciale për ish-ministren e punëve të jashtme nuk kishte se si të mungonte dhe një urim nga një mik i mirë i saj, Luan Rama.
"Në 70-vjetorin e lindjes: GËZUAR E MIRA ARTË!
Sot, në datën e lindjes së Arta Dades, GËZUAR është më e pakta fjalë që mund të thuash, edhe pse në shqip nuk ka një fjalë tjetër më të bukur.
Ani pse GËZUAR nuk mjafton për të thënë gjithë sa duhet thënë, Arta Dade është edhe sot zonja e fisme, gruaja e bukur, nëna - nënë e mirë dhe gjyshja - gjyshe e dashur, që meriton urimet më të mira dhe mirënjohjen e të gjithëve.
GËZUAR E MIRA ARTË!
Të paçim edhe shtatëdhjetë mote të tjerë kështu si sot, shembëlltyrë të mirësisë dhe të bukurisë!"