Olsi Dado komandohet si prokuror në SPAK, shkon në 18 numri i prokurorëve në këtë strukturë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2023, 11:28
Olsi Dado është komanduar si prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Dado bëhet prokurori i 18 që i bashkohet kësaj strukture hetimore.
Dado ka lënë detyrën e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Ekstradimeve në Prokurorinë e Përgjithshme.
Olsi Dado me kërkesë të Altin Dumanit tashme komandohet nga KLP në prokurorinë SPAK.
Dado e nisi karrierën si prokuror i thjeshtë në Pogradec. Më pas është transferuar nga ish-kryeprokuroria Ina Rama në Tiranë.
Përveç Olsi Dados, SPAK pritet t’i shtohen dhe dy prokurorë të rinj, duke e çuar numrin në 20 prokurorë total.
