Nesturi: Pronat e ushtrisë janë shpërdoruar, uroj që SPAK ti shkojë deri në fund
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për vënien nën sekuestro preventive të “Bazës Ndihmëse, Limion, Sarandë”.
SPAK po heton privatizimin e saj.
Analisti Plator Nesturi i ftuar në "Drejt" uron që SPAK të hapë procedurat që kanë të bëjnë me tjetërsimin e pronave të ushtrisë të shtrirë në gjithë hapësirën e vendit, që shkon përtej kësaj baze.
Nesturi: E uroj këtë gjë. Do të dëshiroja të hapej dhe ti shkohej deri në fund, të preken ato ku ka sensibilitet më të madh, ku janë vlerat dhe interesat më të mëdha. Të dalin gjërat. Vendimi i sekuestros më duket normal sepse çdo prokurori do ta bënte këtë gjë. Derisa është në hetim, ka një akuzë dhe denoncim. Për të tjerat do të vendosë gjykata.Mendoj se ka shumë elementë që prona e FA është shpërdoruar, është dhënë pa kriter. Kemi shumë raste. Nuk është çështje e një maxhorance por gjithë qeverive.
