PD "peng" me 14 majin, Kthupi: Procesi me prapavijë politike, Celibashi kishte disa qoka për të bërë

Teksa po afron data e zgjedhjeve, Partia Demokratike është e rrezikuar për të mos u regjistruar për 14 majit kjo për shkak të "luftës" së brendshme të dy grupimeve: të Berishës e Alibeaj.

Në një intervistë për Ora News Rezart Kthupi përfaqësuesi ligjor i PD-së u shpreh se nuk ka asnjëlloj dyshimi që PD do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit me disa procedura ligjore.

Sipas tij, pas këtij procesi ka një prapavijë e lojëra politike nga Celibashi.

"PD do të regjistrohet, duke ndjekur procedurat ligjore, nuk ka dyshime. Këto që ndodhin janë lojëra politike, z.Celibashi ka qokat e tij politike për të bërë, arsyen duhet të na e shpjegojë Celibashi," tha ai.

Sipas Kthupit sot nuk ka asnjë shkak ligjor të shtyerjes së vendimit

"Nëse vendimi i KAS apo i kolegjit do të shkonte përtej datës 15, në këtë vendim do duhej të parashikohej e do duhet të jetë pjesë e ankimit nëse do të duhet të shkojmë me këtë ankim që komisionieri të rivendosë në afat PD edhe ushtrimin e të drejtës për regjistrimin e koalicioneve. Nuk është çështja nëse do të arrijmë të regjistrojmë një koalicion. Sot nuk ka një shkak ligjor të shtyrjes së vendimit nga e shtuna, në të amrtën," shtoi Kthupi.