"I kishin vënë dhe nofkën tigri", Shabani: Unë dyshoj që këta vjedhin pa e ditur Rama
Endri Shabani nga Nisma Thurje thotë se kryeministri Rama nuk mund të lajë duart në raport me Ahmetaj me deklaratën se nëse do ishte gjyqtar gjërat do të ishin shumë më keq për të.
I ftuar në "Drejt" ai thotë se Rama është vetë iu përfshirë në këto afera sepse në të kundërt do të duhet të kishte qenë ai i pari që të kallëzonte vartësin e vet.
Me ironi, ai tha se dyshon që ministrat vjedhin paratë e taksapaguesve pa dijeninë e shefit të qeverisë.
Shabani: Na kanë vjedhur 32 vjet. Këta janë pasuruar. Kanë ndërtuar vilë për vete, vilë për gruan, ish-gruan, dashnoren me lekët tona. Sheh që 5-6 njerëz kanë bërë pasuri që nuk kanë ku e çojnë, e fshehin në tuba sobe dhe dysheqe. Unë i pari kënaqem kur i shoh në burg, e kanë marrë këtë vend në qafë. I vetmi që është arrestuar këtu ka qenë Spiro Ksera që nuk ishte pjesë e këtyre. Kanë mbrojtur njëri-tjetrin saqë i kanë bërë të gjitha zollumet hapur.
Me fuqizimin e SPAK po ngushtohet rrethi. Del Rama dhe thotë po të isha unë gjyqtar ky duhet të ketë frikë! Gjyqtar ishte, e kishte zëvendëskryeministër. Nuk e dinte kush ishte Ahmetaj? I kishin vënë dhe nofkën "tigri". E ka bërë gjykimin ai se zëvendëskryeministër e bëri Rama dhe shkarkoi pasi kishte vjedhur. Edi Rama duhet të ishte i pari që duhet ta kallëzonte nëse nuk do ishte pjesë e këtyre aferave. Por unë dyshoj që këta vjedhin pa e ditur ai. Nëse ndodh është një arsye më shumë që Rama të mos jetë kryeministër sepse nuk menaxhon dot stafin e vet.
