Avokati: Deklaratat e Ramës, pretekst që Ahmetaj të kërkoj azil politik nëse ikën jashtë

Deklaratën e kryeministrit Edi Rama në lidhje me Arben Ahmetaj, avokati Isuf Shehu e sheh si pretekst për këtë të fundit që të kërkojë azil politik nëse largohet jashtë.

Shehu: Deklaratën e kryeministrit e shoh si shkak ose pretekst që Ahmetaj ditën e nesërme nëse largohet nga Shqipëria të mund të kërkojë azil politik. Koinçidenca në çështjet gjyqësore nuk vlen. Kjo lloj rastësie është shfrytëzuar dhe përdorur nga të gjithë ata persona që i janë larguar drejtësisë së vendit të tyre. SPAK nuk i detyrohet askujt ti raportojë përveçse publikut dhe medias kur ata duan të informojnë. Nëse denkonspirojnë veprimet e tyre nuk mbledhin dot prova.

Lidhur me kontrollet e SPAK në banesat e Ahmetaj, ai thotë në "Drejt" se janë shumë të vonuara.

Shehu: Duhet ti kishin bërë më shpejt. Edhe sikur të ketë prova, Ahmetaj ose do ti ketë eleminuar ose u ka gjetur vendin.