Shabani: Nuk është sukses mbledhja e taksave, por përdorimi i buxhetit që ke marrë

Endri Shabani nga  Nisma Thurje thotë se nuk e bën të mirë një bashki apo qeveri mbledhja e taksave por përdorimi i atij buxheti që ka siguruar nga mbledhja e taksave.

Në "Drejt" ai tërhoqi vëmendjen  se Veliaj u kujtua se duhet të punojë për Tiranën pas 8 vitesh si kryebashkiak.

"Në shkencat politike nuk është kurrë sukses mbledhja e taksave por kur ti përdor buxhetin që ke marrë. Kur nuk ke kapacitet të shpenzosh paratë që mbledh është një nga indikatorët e mosqeverisjes së mirë. Veliaj pas 8 vitesh u kujtua se do punojë për Tiranën. Është e dosmosdoshme opozita në këshillin  bashkiak".