Shabani: Veliaj ka bërë çfarë i ka dashur qejfi, ja çfarë synon Thurje në këshillin bashkiak të Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2023, 21:14
Ndërsa Nisma Thurje mbledh firmat për të pasur kandidatin e saj për kryebashkiak të Tiranës është e qartë në objektivat për këshillin bashkiak.
Endri Shabani i ftuar në "Drejt" thotë se qëllimi është ti heqin shumicën në këshill kushdo qoftë mazhoranca pas 14 majit.
"Ne duam ti heqim shumicën në këshillin bashkiak cilido që të ketë mazhorancën. Duke mos pasur opozitë Erion Veliaj ka bërë çfarë i ka dashur qejfi. Ne duam ti rritim peshën këshillit bashkiak por dhe të zgjidhim dy probleme, ti japim drejtim çështjes së trafikut dhe të ulim koston e jetesës në Tiranë që është rënduar në një pjesë të konsiderueshme nga taksat e bashkisë. Mund dhe do ti bëjmë në këshillin bashkiak".
