Meta prezanton kanditatët për Këshillin Bashkiak të Fierit dhe Lushnjes: Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2023, 19:03
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka prezantuar sot Kristian Kinën dhe Katerina Banon si kryesuesit e listës së këshilltarëve të Partisë së Lirisë për Këshillin Bashkiak të Fierit dhe Këshillin Bashkiak të Lushnjes.
"Kënaqësi të prezantoja pedagogun Kristian Kina dhe studenten Katerina Bano si kryesuesit e listës së këshilltarëve të Partisë së Lirisë për Këshillin Bashkiak të Fierit dhe Këshillin Bashkiak të Lushnjes.
Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike, sepse të rinjtë e Shqipërisë do të marrin në dorë fatet e tyre.
Dhe ashtu siç Katerina tha: Historia gjithmonë është shkruar nga historianët, por këtë herë do të shkruhet nga rinia e popullit shqiptar," u shpreh Meta.