Afrika në krizë humanitare, cikloni “Freddy” godet Mozambikun, vdesin 28 persona, miliona pa strehë
Për herë të dytë brenda muajit cikoni Freddy ka goditur Mozambikun duke e çuar numrin e viktimave në të paktën 28 persona.
Njerëzit janë evakuuar në strehime të përkohshme përfshirë shkolla, kisha dhe magazina.
Sipas agjencive lokale të fatkeqësive më shumë se gjysmë milion njerëz mund të jenë në rrezik të një krize ushqimore.
Energjia elektrike është ndërprerë si masë paraprake nga firma e energjisë elektrike dhe të gjitha fluturimet janë pezulluar.
Cikloni raportohet se është spostuar në det të hapur dhe mendohet se së shpejti do të godasë sërish.
Një operacion humanitar është duke u zhvilluar në rajon, por ka gjasa se përpjekjet për ndihma mund të pengohen nga reshjet e reja të dendura nga rikthimi i Freddy.
Ekspertët e motit parashikojnë erëra shkatërruese dhe reshje ekstreme shiu në zona të mëdha, duke përfshirë verilindjen e Zimbabvesë si dhe Zambinë juglindore.
Cilësuar si stuhia më e gjatë e regjistruar në këtë zonë Freddy u formua në veriperëndim të Australisë 34 ditë më parë.
