Ministri i Jashtëm i Ukrainës i kërkon Gjermanisë të dërgojë më shumë municion dhe të trajnojë pilotët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2023, 08:59
Ministri i Jashtëm i Ukrainës i ka kërkuar Gjermanisë që të përshpejtojë furnizimet me municion dhe të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas me avionë luftarakë perëndimorë.
Dmytro Kuleba i tha gazetës Bild am Sonntag në një intervistë se mungesa e municioneve ishte problemi "numër një" në luftën e Ukrainës kundër Rusisë.
Ai tha se prodhuesit gjermanë të armëve i kishin thënë atij në Konferencën e Sigurisë në Mynih muajin e kaluar se ishin gati të dorëzonin, por prisnin që qeveria të nënshkruante kontrata.
"Pra, problemi qëndron tek qeveria," citohet të ketë thënë Kuleba.
