Shpërthen vullkani në Indonezi, disa fshatra të mbuluara me hi

Vullkani Merapi në ishullin Java në Indonezi shpërtheu, duke nxjerrë re të hirit të nxehtë dhe një përzierje shkëmbinjsh, llave dhe gazrash që udhëtuan deri në 7 kilometra poshtë shpateve të tij.

Një kolonë tymi u ngrit në një lartësi prej 100 metrash, tha zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive Abdul Muhari, dhe disa fshatra u mbuluan nga hiri.

Për momentin nuk raportohet për viktima.