Izraeli proteston kundër ndryshimeve të sistemit gjyqësor, demonstrata më e madhe në historinë e vendit

Qindra mijëra izraelitë janë mbledhur në protestë kundër planeve të qeverisë për rirregullim të sistemit gjyqësor që synojnë t’i japin qeverisë së zgjedhur ndikim vendimtar mbi zgjedhjen e gjyqtarëve dhe të kufizojnë aftësinë e Gjykatës së Lartë për të vendosur kundër ekzekutivit ose për të rrëzuar legjislacionin. Tubimi është konsideruar si më i madhi ndonjëherë.

Qindra mijëra izraelitë kanë marrë pjesë në protestën e konsideruar si më të madhen në historinë e vendit.

Protestat kundër planeve të qeverisë për një rregullim rrënjësor të sistemit gjyqësor kanë nisur prej 10 javësh.

Një numër rekord demonstruesish dolën në qytete si Haifa, ndërsa rreth 200 mijë njerëz besohet se kanë dalë në rrugë në Tel Aviv.

Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se ndryshimet - që do të frenonin fuqinë e gjykatave - do të rivendosin ekuilibrin midis degëve të qeverisë.

Sipas kritikëve, reformat do të minojnë demokracinë, bën me dije BBC. Protestat kundër reformave në drejtësi kanë nxjerrë qindra mijëra njerëz në rrugë.

Reformat synojnë t’i japin qeverisë së zgjedhur ndikim vendimtar mbi zgjedhjen e gjyqtarëve dhe të kufizojnë aftësinë e Gjykatës së Lartë për të vendosur kundër ekzekutivit ose për të rrëzuar legjislacionin.

Çështja ka shkaktuar përçarje të thella në shoqërinë izraelite dhe, në mënyrë të konsiderueshme, ka parë që rezervistët, pjesa kryesore e ushtrisë izraelite, kërcënojnë me refuzimin e shërbimit një mënyrë për të treguar kundërshtimin e tyre.

Qeveria ka qëndruar e palëkundur përballë zhurmës, duke pretenduar se protestat po ushqehen nga kundërshtarët politikë.