Rritet me 2 vite mosha e pensionit në Francë, kundërshtojnë sindikatat, 368 mijë në protestë

Shumica në senatin e Francës nuk është ndikuar nga protestat që kanë nisur prej më shumë se një jave.

Me 195 vota pro dhe 112 kundër mosha e daljes në pension është rritur me dy vite.

Tashmë ndryshimet në lidh do të kalojnë për votim në Asamblenë kombëtare të e enjte, por sipas kryeministres Elisabth Borne janë votat e duhur për të ndryshuar moshën e përfitimit të pensionit nga 62 në 64 vjeç, por po ashtu edhe duke rritur vitet e kontributeve për përfitimin maksimal

Por sipas mediave franceze qeverisë do t’i duhet këto ditë të negociojë me përfaqësues të së djathtës që ende nuk kanë dhënë dakordësinë përfundimtare mbi propozimit. 

Reforma ka sjellë pakënaqësi në publik, ku sindikatat kanë kundërshtuar masat e propozuara, madje duke shpresuar se Makron do të tërhiqej.

Ministrja e Brendshme ka bërë të ditur se vetëm të shtunën 368 mijë persona kanë zbritur në sheshet e Francës.

Në Paris, sipas deklaratave zyrtare, kanë marrë pjesë në manifestime rreth 48 mijë persona.

Nga ana tjetër sindikatat kanë deklaruar se pjesëmarrja ka qenë më e madhe edhe pse fillimisht u parashikua se në tubime do të ishin rreth 1 milionë persona.