Italia në alarm nga emigrantët që nisen prej Libisë, 700 mijë persona gati të nisen me anije
Italia ka ndezur sinjalet e alarmit sa i përket emigrantëve që nisen prej Libisë.
Në një raport të shërbimeve sekrete thuhet se janë rreth 700 mijë persona që janë gati të nisen në udhëtimin e vdekjes me anije.
Shifra është 7 herë më e lartë nga mbërritjet në brigje përgjatë vitit të shkuar.
Situata është kthyer në një shqetësim edhe për vetë bashkimin evropian.
Për këtë presidentja e komisionit Europian Ursula Von Der Leyen i ka dërguar një shkresë kryeministres Meloni ku nënvizon mbështetjen edhe ekonomike për të përballuar situatën.
“Italia do të vazhdojë të përballojë problemin, por nuk mund të lihet e vetme pasi janë 7 mijë kilometër bregdet që janë edhe kufi i Evropës, është shprehur ministra i jashtëm Antonio Tajani në intervistën për mediat e përtej Adriatikut.”
Ndërkaq edhe numri i viktimave nga përmbytja e varkave ka marrë përmasa tragjike. Dy trupa pa jetë janë konstatuar në det.
Bëhet fjalë për një fëmijë dhe për një burrë. Tashmë janë 78 persona që kanë humbur jetën në vetëm një javë, ku 32 janë fëmijë.
Madje 23 janë të moshës nga të lindur prej pak ditës e deri në 12-vjeçar.

