Gratë ruse i bëjnë thirrje Putinit: Ndaloni dërgimin e burrave dhe djemve tanë në luftë pa furnizime

Një grup grash dhe nënash ruse i kanë bërë thirrje presidentit Vladimir Putin që të ndalojë dërgimin e burrave dhe djemve të tyre të pastërvitur në vijën e parë të luftimeve pa trajnime apo furnizime të posaçme.

Njerëzit tanë po dërgohen si qengja në thertore për të sulmuar zonat e fortifikuara shprehet njëra prej tyre për mediat ndërkombëtare.

Lëvizja e Rusisë për të dërguar qindra njerëz për të luftuar në fushat e betejës në Ukrainë ka shkaktuar mospajtim dhe protesta, madje ka bërë që shumë, në veçanti të rinjtë, të largohen nga vendi.

Numri i popullsisë ka rënë edhe në Ukrainë, me më shumë se tetë milionë emigrantë që kanë kaluar kufijtë e saj që nga nisja e sulmit mbi Kievin.

Nga ana tjetër Moska nuk i ka ndalur sulmet.

I fundit i ndodhur të me raketa hipersonike ndërpreu energjinë e centralit bërthamor të Zaporizhzhia duke ngjallur frikën për ditë të tëra në errësirë. Nëntë persona humbën jetën teksa mbrojta ishte e vështirë për ukrainasit.

Një raketë goditi gjithashtu një objekt energjetik në Odesa, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë, tha guvernatori Maksym Marchenko.

Gjithsesi Bakhmuti është objektivi kryesor i Moskës prej dy muajsh ku përleshjet kanë qenë të përgjakshme.

Rreth 30,000 trupa janë vrarë dhe plagosur në betejën për qytetin ukrainas që nga fillimi i verës së kaluar, thonë zyrtarët perëndimorë.