Dita e shtatë e mobilizimit kundër reformës së pensioneve në Francë

Deri në 1 milion njerëz përllogaritet se protestuan këtë të shtunë në Francë kundër ligjit që e rrit në 64 vjeç moshën e daljes në pension. Por presidenti Macron e ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqet nga plani, pavarësisht se shumë sektorë të ekonomisë janë të paralizuar nga grevat pa afat.

Nuk ndalet protesta kundër reformës së pensioneve propozuar nga presidenti francez, Emanuel Macron.

Qytetarë dhe përfaqqësues të sindikatavezbritën në sheshe për të 7 ditë radhazi, kundër ligjit që e rrit në 64 vjeç moshën e pensionit nga 62 që është aktualisht.

Ata shpresiojnë se ende mund ta detyrojnë Macron të tërhiqet ndërsa diskutimet e ligjit në Asamblenë Kombëtare dhe Senatit janë drejt fundit.

Gjatë javës, presidenti Macron refuzoi dy herë thirrjet urgjente të sindikatave për t'u takuar me të në një përpjekje të fundit për ta bërë atë të ndryshojë mendje.

Sindikatat prisnin deri në 1 milion njerëz në rreth 230 protesta të planifikuara në të gjithë Francën, nga të cilët deri në 100 mijë njerëz në Paris.

Ndërkohë, Senati francez, rifilloi debatin për reformën dhe ka kohë deri në dielën për të përfunduar diskutimin e variantit përfundimtar.

Disa sektorë në ekonominë franceze janë paralizuar nga thirrjet e sindikatave për greva të pacaktuara, duke përfshirë transportin hekurudhor dhe ajror, termocentralet, terminalet e gazit natyror dhe pastrimin e qyteteve.

Një sondazh i opinionit i publikuar zbuloi se 63 përqind e francezëve i miratojnë protestat kundër reformës dhe 54 përqind ishin gjithashtu në favor të grevave dhe bllokimeve në disa sektorë.