Ekspozitë për 8 Mars/ Piktorë dhe fotografë të Ballkanit bëhen bashkë në Pogradec

Diku me protestë, diku me marshim e në Pogradec më ekspozitë. Kështu është pritur dita e grave dhe vajzave në qytetin e juglindjes. Fotografë e piktorë nga i gjithë Ballkani u bënë bashkë për një ekspozitë kuashtuar gruas.

Edicioni i 8-të i ekspozitës e cila ka në qendër Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka mbërritur në Pogrdec.

Një ekspozitë ku marrin pjesë fotografë dhe piktorë nga Ballkani dhe Europa, punime me anë të të cilave përcjellin botën e vajzave në dimensione të ndryshme.

Ekspozita ka mesazhe të forta, nisur edhe nga ngjarjet e fundit në Shqipëri.

"E vërteta është se këtë vit është më aktuale dhe e kemi parë figurën e femrës në pozitë shumë të vështirë, për shkak të ngjarjeve tragjike që ka ndodhur. Është tamam zëri i kësaj ekspozite," tha Sajmir Ahmeti.

Bota e Gruas dhe Dashurisë shprehet mjaft bukur përmes pikturës dhe fotografisë e para se të japim mesazhe nëpërmjet artit duhet që të edukojmë brezat për të respektuar gruan.

"Kauza që kemi brenda vetes, ndonjëherë nuk dimë as rrugët që duhet të ndjekim. Është një labirint i tëri që unë e kam sjellë në këtë formë," tha Marjana Goxhabelliu.

"Sot piktura ime prezanton dashurinë. Ngjyra e kuqe përfaqëson dashurinë dhe dy mjellmat që ndjekin dashurinë," tha Jelene Vusuroviç, piktore nga Mali i Zi.

Ekspozita përmbante jo vetëm piktura por edhe fotografi nga disa vende të europës ku binte në sy edhe një punim e një autoreje ruse e cila ka sjellë vajzen me xhamadan dhe flamur shqiptar.

Ekspozitë për 8 Mars/ Piktorë dhe fotografë të