Pas pensioneve dhe pagës minimale, Rama premton rritje të pagave edhe për mjekët

Pas vendimit për të rritur pensionet dhe pagës minimale, qeveria hap thesin dhe për punonjësit e sistemit të shëndetësisë.

Dy muaj para zgjedhjeve vendore dhe nga Kongresi i Shëndetësisë kreu i qeverisë Edi Rama deklaron rritjen e rrogave për mjekët specialistë me 50 mijë lekë.

"Unë sot dua tju them se në 30 prill mjekët specialistë do të fillojnë të marrin 50 mijë lekë të reja plus mbi pagën e tyre. E përsëris, janë 50 mijë lekë të reja, pra 500 dollarë, pra 6000 dollarë në vit. Do të mbajmë zotimin për rritjen me 7% të pagës për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët," tha Rama.