Këlliçi vijon takimet: Vulën do e vënë shqiptarët më 14 maj, ne do të shkojmë në çdo cep
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2023, 12:21
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, postoi disa foto nga takimet e tij në zonën e Zall Bastarit.
Këlliçi shkruan se ai me ekipin e tij do të shkojë në çdo cep.
Ndërkohë, Këlliçi thekson se vulën do e vënë shqiptarët më 14 maj.
“Unë me ekipin tim do të shkojmë në fshatin më të largët, deri ku të gjejmë shtëpinë e fundit të banuar, për t'i dhënë mundësinë çdokujt të dëgjohet. Vulën e vënë shqiptarët më 14 maj!” shkruan Këlliçi.


