Françesku deklaroi se homoseksualiteti nuk është krim, Cako: Është vetëm zëdhënës, e urdhëron Papa jeshil
Në janar të këtij viti Papa Françesku kritikoi ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin si "të padrejtë", duke thënë se Zoti i do të gjithë fëmijët e tij ashtu siç janë dhe u bëri thirrje peshkopëve katolikë që mbështesin ligjet që të mirëpresin njerëzit LGBTQ në kishë.
I ftuar në "Why Not", Alfred Cako, thotë se kreu i Vatikanit në realitet është vetëm një zëdhënës i dy papëve të tjerë, Papës jeshil dhe atij të zi.
"Papa nuk është njeri shumë i fuqishëm, është zëdhënës i Papës jeshil Pepe Orsini, ai është më i forti, pastaj vjen Papa i zi Arturo Sosa. Politikat në botë i nxisin këto. Sa herë ka revolucione industriale është e nevojshme të zhduket rinuia. Vendi më i mirë ku zhduken të rinjtë është lufta, sepse në luftë nuk shkojnë pleqtë".

