Erdogan rrinte në dy karrige, Cako flet për tërmetin në Turqi

Tërmeti i fuqishëm i 6 shkurtit, i cili goditi në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë dhe la mbi 40 mijë viktima risolli në skenë një debat të kahershëm, lidhur me një sistem të frekuencave të larta, i cili sipas konspiracioneve, shërben për të goditur vende me tërmete të tilla.

Bëhet fjalë pikërisht për sistemin e njohur si HAARP, i cili në zbërthimin e tij, përkthehet si “Programi Kërkimor i Frekuencave të Larta Aurorale”.

I ftuar në "Why Not", Alfred Cako, thotë se tërmeti ishte artificial dhe jo nga natyra.

"Goditën Turqinë me tërmet përmes sistemit HAARP sepse Turqia po tregohej një djalë planprishës për Perëndimin dhe nuk po zbatonte porositë gjeopolitike të liderit të Perëndimit, SHBA-ve. Erdogani rrinte në dy karrige, dhe me Putinin dhe me Perëndimin. Përpiqej të merrte disa role dhe detyra për të ndaluar luftën gjë që Perëndimi nuk e do dhe për këtë arsye përmes një anije me sistemin HAARP që hyri me datë 3 në Stamboll u shkaktua tërmeti 7.8 ballë në kufirin turko-sirian".

Ndërkohë ekspertët për Reuters kanë thënë se tërmeti i fundit në Turqi nuk u shkaktua nga ish-programi ushtarak amerikan i quajtur Programi Kërkimor Aktiv Auroral me frekuencë të lartë (HAARP), duke shtuar se HAARP nuk ka aftësi modifikimi të motit që shkaktojnë tërmete, në kundërshtim me pretendimet që qarkullojnë në mediat sociale.