Fitoi Kafazin e Artë "Në Big Brother nuk do e duroja dyfytyrësinë" shpërthen Silvana Bushati

Silvana Bushati ishte në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora ku foli për eksperiencën e saj në 'Kafazin e Artë' si dhe se si e shikon tani 'Big Brother'.  

E ke të vështirë ti menaxhosh emocionet ndonjëherë?

Silvana Bushati: Jo e kam të vështirë të menaxhoj dytytyrësinë e njerëzve. Këtë nuk e duroj dot. Kjo më penalizon shumë dhe dal jashtë vetes. Ka dy gjëra me mua. Më thua bën edhe bën, nuk bën nuk më pëlqen, shkurt dhe nuk ka asgjë të keqe. Është një trysni shumë e madhe brenda.

A e ka ndyshuar përvoja e kafazit të artë jetën tënde, konceptet e tua, mendimet që kishe?

Silvana Bushati: Nuk ka ndryshuar asgjë. Thjesht aty shikoja 22 veta që kisha po të gjithë kundra dhe asnjë shok. Edhe sot shikoj në jetën time që kam shumë pak shok e shoqe.

Do ta përsërisje një eksperiencë të tillë?

Silvana Bushati: Sot është më e vështirë pasi kthej kokën mbrapa për fëmijët dhe nëse nuk do të jetoja për një gjë jam e sigurtë që fëmijëve të mi nuk do t'ju mungojë asgjë. Kjo nuk do të thotë që nuk do të futesha.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.