“Mu errësuan sytë, ish-partneri më dhunonte verbalisht”, rrëfimi prekës i Fjorit të Përputhen
Fjori Likja, ish-konkurentja e Përputhen e cila u largua nga ekrani pas publikimit të një video intime në internet, vendosi të jap intervistën e saj të parë, pas një viti përballë moderatores Ester Bylyku, në emisionin 'Glamour Zone'.
Ajo u shpreh se 2022 ka qenë një vit mësimesh për të, por njëkohësisht viti më i vështirë i gjithë jetës së saj.
E ndërsa ka rrëfyer disa detaje për jetën private, ish-konkurentja e Përputhen, u ndal te një episod jo i këndshëm që ka përjetuar në një lidhje të mëparshme.
Ester Bylyku: A të ka ndodhur ndonjëherë që një ish-partner të të dhunojë, fizikisht ose verbalisht?
Fjori Likja: Fizikisht jo, ndërsa verbalisht ka ndodhur. Kjo vjen në momentin që personi përballë ndihet më posht se ty, dhe ai mundohet të të ul. Më ka bërë të ndihem shumë keq, por kjo është diçka që e lejon ose jo. Kur të janë errësuar sytë edhe mund ta lejosh pa e kuptuar. Edhe unë e kam bërë pa e kuptuar.

