"Nuk është argëtues...", Alfred Cako tregon se kë ka trazuar me emisionin e tij "Jashtë Matriksit

Prej shtatorit të 2022, emisioni "Jashtë Matriksit" nën moderimin e analistit të njohur Alfred Cako transmetohet në Rtv Ora.

I ftuar në "Why Not", Cako zbuloi se kë ka trazuar me këtë emision.

"Është një emision i llojit të veçantë, nuk është argëtues. Zgjedhim tema dhe përpiqemi ti orientojmë njerëzit drejt çështjeve që në emisionet e tjera në Shqipëri nuk preken shpesh. Temat i kam të lidhura me llojin e botimeve që kam prej 15 vitesh në treg nga gjeopolitika, shkenca, gjëra jozyrtare".