Në prapaskenë! Ja si janë Noyzi, Dhurata Dora , Bes Kallaku dhe Alban Skënderaj

Dj Landi i famshëm në Itali  në një intervistë në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora tregoi se si janë disa personazhe të famshëm në prapaskenë.

Dj Landi dha pikëpamjen e tij për Noyzin, Dhurata Dorën , Bes Kallakun dhe Alban Skënderajn.

Dj Landi: Noizin në 2 evente e kam pas ftuar. Një ishte në tetor me Dhurata Dorën, pastaj ishte një event tjetër më i madh që ishte Xhensila e Bes Kallaku. Noizi për publikun që nuk e njeh nga afër mbase duket pak 'agresiv' por është shumë i dashur shumë i thjeshtë. Edhe Dhurata Dora është shumë e thjeshtë dhe e çiltër. Besin jo vetëm e adhuron pobliku por dhe ne ndihemi shumë mirë në prani të tij. I merr gjithmonë me sportivitet gjërat dhe kalon çdo gjë bukur. Alban Skenderaj i kërkon gjërat shumë perfekte.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.