Tharja e lumit Eufrat, a po vjen fundi i botës? Ja çfarë thotë Alfred Cako
I ftuar në "Why Not", Alfred Cako, moderator i emisionit "Jashtë Matriksit" foli rreth tharjes së lumit Eufrat që në Kuran përmendet si një nga shenjat që paralajmëron fundin e botës.
"Jeta është shumë e mistershme. Askush nuk mund të japë përgjigje për këtë. Do përpiqemi të japim ndonjë mendim aq sa dimë. Tigër dhe Eufrat janë dy lumenjtë ku për herë të parë është krijuar bujqësia moderne, janë tharë tokat mes dy lumenjve, janë bërë kanalizime. Prodhohej deri tre herë në zonë. Lumi Eufrat është një nga vijat anësore të krahut të djathtë të flamurit të Izraelit. Në lidhje me profecitë, revelata 14 thotë se një nga shenjat e Kiametit do të jetë kur të thahet lumi Eufrat, flitet për 6 ëngjëj të rënë. Edhe në Kuran janë parashikuar kohëra të këqija për njerëzimin".
