'I besova djalit të gabuar, ai më publikoi videon intime por nuk e denoncova', rrëfimi prekës i Fjorit të Përputhen pas daljes së videos +18

Fjori Likja, ka qenë një nga vajzat më të pëlqyera në programin televiziv 'Përputhen'.

Ndonëse kanë kaluar disa muaj që nga rugëtimi i saj, në internet ende qarkullojnë videot e debateve te saj me Bora Zemanin dhe Efin.

Së fundmi, ajo vendosi të rrëfejë për moderatoren Ester Bylyku, të vërtetën e videos së saj intime që u publikua në internet.

Cili ka qenë personi përgjegjës dhe si mori zgjidhje kjo histori?

Fjori zbulon gjithçka në limuzinën e emisionit 'Glamour Zone'.

Ester Bylyku: Është publikuar në rrjetet sociale, një moment intim yti. Zakonisht, gjëra të tilla lënë shenjë në jetën e një vajze. Ti si e ke përjetuar?

Fjori Likja: 2022 ka qenë një vit mësimesh për mua. Një situatë e tillë do të ishte e vështirë për këdo, sidomos nga ana psikologjike. Edhe unë e kam përjetuar tejmase. Por duke patur afër njerëz të mirë dhe familjen time e kam kaluar.

Ester Bylyku: Cili ka qenë personi përgjegjës për publikimin e videos?

Fjori Likja: Nuk dua të përmend njerëz por mund të them se mund t`i ndodhin çdokujt që beson personin e gabuar.

Ester Bylyku: E denoncove atë person?

Fjori Likja: Jo, kjo temë është mbyllur, duke qenë se nuk jam marr unë por është marr dikush tjetër.