Drejtori i Antimafias italiane: Mafia shqiptare më e fuqishmja në Itali, partneritet me mafian kalabreze Ndrangheta
Nga emigrantë në krye të botës së krimit. Shefi i Antimafias italiane thotë se mafia shqiptarë është sofistikuar dhe është bërë e pakontrollueshme edhe për shkak të lidhjeve me grupet vendase.
Shqiptarët e përfshirë në botën e krimit në Itali janë kthyer në një problem për autoritetet e vendit fqinj.
Gjatë prezantimit të raportit të parë "Mafia në epokën dixhitale", drejtori i Antimafias italiane, Maurizio Vallone, i konsideron shqiptarët si më të rrezikshmit.
"Mafia shqiptare është mafia më e fuqishme ndër mafiat e huaja të pranishme në Itali".
Ai vuri në dukje se shqiptarët kanë një bashkëpunim të ngushtë me grupet kriminale vendase
“Mafia shqiptare ka eskluzivitetin e partneritetit me mafian kalabreze Ndrangheta në trafikun e kokainës".
Gjatë prezantimit të raportit, drejtori i Antimafias italiane tregoi për Ora News se i ishte gjendur pranë autoriteteve shqiptare pas hakerimit të sistemit të policisë.
"Kemi ndihmuar autoritetet shqiptare të rendit pas sulmit kibernetik që policia shqiptare pësoi pak kohë më parë".
Avancimi i teknologjisë e bën edhe më të vështirë për hetuesit që të gjurmojnë aktivitetet kriminale.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.