Provokim në Kopenhagen, flamuri rus pikturohet në statujën e "Sirenës së Vogël"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2023, 17:30
Sirena e vogël, simboli i Kopenhagës u bë shënjestër e vandalizmit gjatë natës, ku disa të panjohur pikturuan një flamur rus në bazën e saj.
Lajmi u raportua nga agjencia daneze e lajmeve Ritzau, duke cituar Martin Kajberg, shefin e policisë në Kopenhagen.

“Ne kemi hapur një hetim për të zbuluar se kush e ka bërë, kur dhe si ka ndodhur”, tha Kajberg.
Sirena e Vogël, heroina e Hans Christian Andersen, ndodhet në një breg të largët të portit të Kopenhagësqë nga viti 1913 dhe ka qenë shumë shpesh objektiv i vandalizmit.