VIDEO/ Peshkatarët rrethohen nga tufa e peshkaqenëve të uritur
Një video tronditëse kapi momentin kur peshkatarët në brigjet e Luizianës u rrethuan nga peshkaqenë të uritur.
Videoja u kap nga Dillon May, nga Jacksonville, Florida, dhe u postua në TikTok ku ka marrë më shumë se 600,000 shikime.
Ata ishin duke peshkuar për ton të verdhë, kur uji papritmas dukej sikur po gurgullonte.
Fenomeni nganjëherë quhet “vlimi i tonit” dhe ndodh kur peshqit ushqehen aq shpejt dhe aq agresivisht sa duket sikur vetë uji fillon të ziejë.
Por këtë herë nuk ishte toni.
Rreth varkës ishin dhjetëra peshkaqenë që ndiqnin, sulmonin dhe hanin tonin.
Spërkatja u bë aq e fortë sa uji po vinte mbi anët e varkës dhe peshkatarët qëndruan më larg për të shmangur ndonjë incident.
Ndërsa peshkaqenët hëngrën shumicën e tonit, peshkatarët ishin të kujdesshëm që të mos i afroheshin shumë.
@kaitlyndix Never seen anything like it #shark #sharkfeeding #sharkfeed #sharkfrenzy #sharkfishing #fishing #tunafishing #oilrigfishing #freeman #freemanboatworks #tunatown #venice #venicelouisiana #louisiana #gulfofmexico ♬ Thunderstruck - AC/DC