Froni i kurorëzimit/ Restaurohet karrigia 700-vjeçare ku do të ulet Mbreti Charls III

Ky froni i lashtë ka qenë në qendër të kurorëzimit anglez për shekuj me radhë. E njohur si Karrigia e Kurorëzimit të Henrikut VIII, Charles I, Mbretëreshës Viktoria dhe mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, në fronin mbretëror do të ulet edhe Charles III pas kurorëzimit në muajin maj.

Karrigia e brishtë 700-vjeçare është në një proces restaurimi në Westminster Abbey të Londrës, ku do të zhvillohet ceremonia.

"Është një nga mobiljet më të çmuara dhe më të famshme në botë, dhe është në gjendje të jashtëzakonshme duke pasur parasysh moshën e saj”, shpjegoi Abacia në një deklaratë.

Karrigia e lisit besohet të jetë punuar rreth vitit 1300 dhe ka pritur kurorëzimin e 39 monarkëve që nga viti 1066.

Krista Blessley, restauratorja e pikturave të abacisë, thotw se wshtw një privilegj të punosh në karrigen e kurorëzimit.

“Është kaq e rëndësishme për historinë e vendit tonë dhe në historinë e monarkisë, dhe është me të vërtetë unike të punosh në diçka që është pjesë e një koleksioni pune dhe që përdoret ende për funksionin origjinal për të cilin është krijuar" shprehet ajo.

Eduardi I porositi karrigen 6.5 metra të lartë për të vendosur Gurin Scone, i njohur gjithashtu si Guri i Fatit, të cilin e mori në 1296, së bashku me kurorën skoceze. Guri, i cili ishte përdorur në kurorëzimin e mbretërve skocezë për shekuj me radhë, tani mbahet në Skoci, por është ribashkuar me karrigen për kurorëzimin britanik.

Pavarësisht moshës së saj, karrigia nuk do të jetë objekti më i vjetër i përfshirë në ceremoni.

Mbreti do të lyhet me vaj të shenjtë të derdhur në lugën e kurorëzimit të argjendtë që daton në shekullin e 12-të.