India G20, SHBA kërkon më shumë presion ndaj Rusisë, Lavrov: Jeni fajtor për krizën globale

Lufta në Ukrainë dominoi bisedimet e G20-ës në Delhi, duke devijuar dhe rendin e ditës.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, bashkë me aleatët evropianë, sollën në vëmendje sulmin e paprovokuar nga Rusia dhe iu kërkuan vendeve të grupit të G20 që të ushtrojnë presion ndaj Moskës për destabilitetin e krijuar në botë.

"Ne duhet të vazhdojmë t'i bëjmë thirrje Rusisë që t'i japë fund luftës së saj të agresionit dhe të tërhiqet nga Ukraina për hir të paqes ndërkombëtare dhe stabilitetit ekonomik. Fatkeqësisht, ky takim është dëmtuar sërish nga lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës,” tha Bliken.

Qëndrim ky që u mbështet nga homologët e tij nga Gjermania, Franca dhe Holanda.

Nga ana tjetër, Rusia e përfaqësuar nga ministri i jashtëm Sergei Lavrov iu kundërpërgjigj zyrtarit amerikanë po me akuza, duke e fajësuar perëndimin për krizat globale politike dhe ekonomike.

"Një numër i delegacioneve perëndimore e kthyen punën në axhendën e G20 në një farsë, duke dashur të transferojnë përgjegjësinë për dështimet e tyre në ekonomi tek Federata Ruse. Perëndimi krijon pengesa për eksportin e produkteve bujqësore të Federatës Ruse, pavarësisht se si përfaqësuesit e BE-së bindin të kundërtën," tha Lavrov.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i kërkoi Lavrov të nisin zbatimin e marrëveshjes për armët berthamore me Uashingtonin, e cila u bllokua nga Rusia një javë më parë.

Edhe kryeminsitri pritës, Narendra Modi u bëri thirrje palëve për gjetjen e gjuhës së përbashkët.

Në samitin e G20-ës, marrin pjësë 20 vendet meekonominë më të zhvilluar në botë.

Në forumin e mbajtur këtë të enjte nëDelhi, marrëdhëniet tregtare SHBA-Kinë, lufta në Ukrainë dhe recesioni i mundshëm ekonomik ishin pikat kyçe të diksutimeve.