Presidenti italian homazhe viktimave të tragjedisë së emigrantëve në brigjet kalabreze
Presidenti italian i Republikës Sergio Mattarella ka mbërritur sot në Krotone për të bërë homazhe viktimave mes të cilëve mjaft fëmijë , të tragjedisë së emigrantëve të mbytur në ujërat kalabreze.
Shumë nga këta emigrantë ishin nisur nga Afganistani dhe Irani, për t'iu larguar kushteve të një jete të vështira.
"Është një tjetër tragjedi mesdhetare që nuk mund të lërë askënd indiferent” tha ai në stadiumin e Krotones ku janë rreshtuar arkivolet e viktimave.
Presidenti taliani përmes një komunikate mediatike i bën thirrje komuniteti ndërkombëtar për një angazhim të fortë në reduktimin e shkaqeve rrënjësore të fluksit të emigrantëve sic janë luftërat, persekutimet, terrorizmi varfëria, territore të bëra jomikpritëse nga ndryshimet klimatike.
Për kreun e shtetit italian është po aq thelbësore që Bashkimi Evropian të marrë më në fund përgjegjësinë konkrete për menaxhimin e fenomenit të migracionit në mënyrë që ta largojë atë nga trafikantët e qenieve njerëzore, duke u angazhuar drejtpërdrejt në politikat e migracion.