Rusia përpiqet të ndryshojë taktikat e goditjes me raketa kundër Ukrainës
Rusia po përpiqet të rikalibrojë taktikat e saj të sulmeve raketore kundër territoreve të Ukrainës, sipas një raporti të fundit të inteligjencës ushtarake të Kievit.
Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës, Andriy Chernyak , zbuloi se ndryshimi i papritur i taktikave erdhi pasi Moska mësoi nga gabimet e saj në luftën e vazhdueshme.
Raportet treguan se sistemet e sofistikuara të mbrojtjes ajrore të Kievit kishin kapur disa nga raketat më të fuqishme të Rusisë.
Chernyak pohoi gjithashtu se presidentit Vladimir Putin po i mbarojnë "jo vetëm raketat me precizion të lartë, por armët raketore në përgjithësi".
Sanksionet kanë ndikuar ndjeshëm në aftësinë e Rusisë për të rifurnizuar trupat e saj me armët dhe pajisjet e nevojshme për të sulmuar Ukrainën.
Përfaqësuesi i ministrisë së mbrojtjes tha se Rusia ka ende "mijëra raketa" të mbetura për t'u përdorur kundër Kievit.
Vendi gjithashtu mund të prodhojë më shumë se 40 raketa në muaj për të mbështetur operacionet e tij luftarake.
Megjithatë, Chernyak pretendon se problemi qëndron në përdorimin e tepruar të Moskës të raketave të saj të mbetura.
"Ata përdorin shumë më tepër sesa prodhojnë," theksoi ai. "Raketat e vjetra që ato kanë në shërbim ose nuk arrijnë për shkak të një mosfunksionimi ose kanë një rreze të kufizuar sulmi."
Një nga sulmet raketore më shkatërruese të Rusisë ndodhi në janar, menjëherë pasi Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore u zotuan të dërgonin tanke në Ukrainë.
Moska shënjestroi infrastrukturën energjetike të Kievit , duke vrarë 11 persona dhe duke plagosur 11 civilë të tjerë.
