Kievi raporton për sulm rus ndaj civilëve të rreshtuar për ndihmë në Kherson

Kievi raporton se forcat ruse kanë sulmuar me dronë civilët e rreshtuar për të marrë ndihma humanitare në distriktin Beryslav të rajonit Kherson. 

Kjo u njoftua nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës në Telegram. 

Nëntë persona u plagosën, mes tyre edhe një fëmijë. 

“Si pasojë e bombardimeve janë lënduar 9 civilë, mes tyre edhe një i mitur. Ata po marrin ndihmë të kualifikuar mjekësore. Numri përfundimtar i viktimave është duke u sqaruar”, vijon mesazhi, duke shtuar se nga sulmi është dëmtuar infrastruktura civile.

Lufta në Ukrainë është në ditën e 372-të.

Moska paralajmëron se SHBA dhe NATO "po nxisin më tej konfliktin në dhe rreth Ukrainës" dhe zëvendësministri i Jashtëm Ryabkov sqaron se përfshirja e tyre në rritje rrezikon të ndezë "një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak midis fuqive bërthamore". 

Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 150,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës. Ndërkohë Lavrov ka sulmuar Perëndimin, duke e akuzuar se ka "varrosur pa turp marrëveshjen e grurit". 

Në G20, Kina dhe Rusia refuzojnë të nënshkruajnë deklaratën për ndalimin e luftës në Ukrainë.