U shkatërruan dhjetëra makina dhe u lënduan dhjetëra njerëz, faji “mbetet jetim”/ Lirohet shoferi i autobusit të Unazës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2023, 12:47
Shoferi i autobusit të linjës së Unazës, është liruar nga burgu, ndërsa gjykata ka caktuar sot masën e “arrestit të shtëpisë’.
Agron Xhafa akuzohet se shkaktoi aksidentin e para pak ditëve te Shallvaret, ku me urbanin u përplasën 9 automjete të tjera.
63-vjeçari Agron Xhafa ka dëshmuar se gjatë momentit të aksidentit, ai ka humbur vetëdijen.
Përpara hetuesve, shoferi i autobuzit, Agron Xhafa ka deklaruar se vuan nga tensioni dhe diabeti.


