"I vetëm në protestë" 46-vjeçari në Fier protestë për vrasjen e 3 vajzave në Tiranë
Ngjarja e ndodhur të mërkurën në Tiranë ku u vranë 3 gra dhe 3 të tjera u plagosën kanë shokuar opinionion publik. Një 46-vjeçar në Fier ka vendosur që të protestojë i vetëm të enjten në qytet. Ai tha se proteston kundër vrasjes së grave dhe vajzave, ndërsa shtoj se 3 vrasjet e ndodhura në Tiranë janë edhe dështim i sistemit.
Mori një pankartë dhe doli i vetëm në protestë.
Vrasja e trefishtë e ndodhur të martën në Tiranë ka shqetësuar 46-vjeçarin Edmond Hoxha në Fier.
Babai i një 20-vjeçari thotë se prindërit duhet të edukojnë djemtë e tyre.
"Ata prindër të këshillojnë fëmijët e tyre që nuk preket asnjë vajzë, asnjë motër e asnjë nënë," tha ai.
Me lotë në sy Hoxha thotë se vrasjet e kryera nga Dan Hutra janë edhe dështim i sistemit e shoqërisë.
"Të vrasësh tre femra, njeri pa nder, pa besë. Për mendimin tim fajtore është gjithë shoqëria, pastaj vjen shteti që ai doli nga burgu," tha ai.
Teksa Edmond Hoxha protestoj i vetëm në Fier, në Tiranë është lajmëruar një protest ne oren 17:00 e thirrur nga shoqëria civile për ngjarjet e rënda të ndodhura të martën ku humbën jetën 3 gra dhe u plagosën 3 të tjera.