Minatori që mbledh kanaçe/ Ali Qeshkeku punoi 16 vjet si minator në Bulqizë, sot jeton në kushte të vështira
Ali Qeshkeku nga Shupenza ka punuar 16 vite në Minierë në Bulqizë, ndërsa prej vitit 2004 ai mbledh kanaçe dhe hekura nëpër rrugë. Kushtet në të cilat ai jeton janë të mjerueshme ndërsa ai bën thirrje për ndihmë për këdo që ka mundësi.
Ky është Ali Qeshkeku nga Shupenza. 58 vjeçari, ka punuar për 16 vite si minator, në nëntokën e pasur të Bulqizës.
Por, prej vitit 2004 ai mbledh hekura dhe kanaçe në rrugët e Bulqizës.
Nga Shupenza në Bulqizë, ai ecën çdo ditë rreth 40 kilometra për të siguruar bukën e gojës.
"Nja 400-500 lekë, më keq nuk ka ku të shkojë," tha ai.
Së bashku me të birin, Ali Qeshkeku jeton në këtë vend në Shupenzë.
"Prej hallit se lëviz, si do të rrojmë. Duam të hajmë," tha ai.
Kushtet e banesës nuk plotësojnë as standatdet minimale, por pamundësia ekonomike e detyron 58 vjeçarin që të jetojë në këtë vend.
Ai bën thirrje për ndihmë për këdo që ka mundësi.