“Hakmarrje politike ndaj Tropojës?”/ Juristja Vatoçi: Të rishikohet harta gjyqësore, qytetarët e kanë të pamundur të marrin drejtësi

Harta e re gjyqësore që ka nisur zbatimin e saj rej muajit shkurt ka shkaktuar probleme madhore tek qytetarët, kryesisht të zonave të thella për marrjen e shërbimit të sistemit të drejtësisë në vend.

Juristja Eva Vatoçi e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora denoncoi problematikat që ka shkaktuar tranferimi i proceseve gjyqësore dhe të gjykatave nga qyteti i Bajram Currit drejt Kukësit.

Çdo institucion, tha ajo, është zhvendosur drejt Kukësit dhe në Tropojë kanë mbetur vetëm 3 institucione.

Gjatë bisedës vatoçi u shpreh se nuk do që ta besojë se kjo që iu bë Tropojës është një hakmarrje për shkaqe politike, pasi njerëzve atje kjo hartë gjyqësore u ka shkaktuar një padrejtësi të madhe, pasi nuk kanë mundësi të kenë alkses në shërbimet që ofron në praktikë një sistem drejtësie.

“Hakmarrje politike ndaj Tropojës?”/ Juristja Vatoçi:

“Nuk dua të them apo ta besoj që kjo është një hakmarrje ndaj popullit të Tropojës. Sepse atje njerëzit vuajnë shërbimet shëndetësore dhe mjekësore, pasi kanë probleme me identifikimin e pacientëve dhe ardhjen në kohë të ambulancave në kohë për shpëtimin e jetëve në raste kur kanë nevojë. Po ashtu ka probleme me arsimin, ku shkollat janë larg dhe frekuentimi i tyre është i vështirë për shkak të mungesës së ifrastrukturës, gjë që ka ndikuar direkt edhe në shpopullimin e zonave.

Ka probleme të infrastrukturës rrugore nëTropojë. Nuk ka një rrugë të vetme që e lidh Tropojën me Tiranën, por duhet të kalojnë nga Kosova për të ardhur në Tiranë. Ka një aks rrugor përmes Hasit dhe Kukësit që është e parehabilituar.

Nga dogana e Kosovës deri në qytetin e Bajram Currit është një rrugë që përshkruhet për 1 orë e 40 minuta. Që nuk ka asnjë llogjikë kohore sa i përket një distance prej 50 kilometrash.

Tropoja ka pasur problemet e veta sa i përket dosjeve penale në Tropojë për shkak të përplasjeve të shumta të grupeve. Është një vend që është përdorur shumë nga politika, nga të dyja kampet.

Mallkimi i Tropojës ëstë i vetëm që ai që e ka lënë Tropojën në këtë situatë dhe vazhdon ta thellojë edhe më shumë jetesën në atë qytet të gjejë mallkimet e të gjithë qytetarëve të atij vendi,

Bekimi i tropojës është jo vetëm natyra e mrekullueshme, por edhe njerëzit e saj. Pasi Tropoja është një zonë që ka prodhuar vazhdimisht figura të rëndësishme historike që kanë qenë krenari për gjithë Shqipërinë.

Në shkurt është tranferuar Gjykata e Apelit, ndërsa prej dy muajsh janë transferuar edhe aty të Shkallës së parë.
Problematika të shumta shfaqin çështjet penale të dhunës në familje. Një viktimë e dhunës në familje nuk e ka të sigurtë siguriminb e mbrojtjes, ndërsa kostoja financiare e ndjekjes së një çështjeje nga ana e të interesuarve e bën thuajse të pamundur ndjekjen në Gjykatë. Edhe më e rëndë bëhet edhe për shkak të udhëtimit, pasi duhen shumë orë që dikush që ka nevojë për një deklaratë mbrojtjeje. Dhe për përfitimin e saj duhen minimumi katër seanca për një gjë të tillë. Pra është tejet e vështirë.

Qytetarët e Tropojës janë ende në kohë që të bëhen bashkë për të bërë presionin e tyre pozitiv përmes shkresave duke nisur që nga Kryeministri i vendit për të kërkuar rishikimin e hartës së re gjyqësore. I drejtohem të gjithë përfaqësuesve që nga deputeti, kryebashkiaku dhe kushdo që ka një post të bëjnë një punë ndryshe dhe të kërkojnë me forcë të drejtën e tyre, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Qeverisë, KLP, KLGJ dhe çdo institucioni që ka në dorë rishikimin e kësaj harte”, deklaroi juristja Eva Vatoçi.