“Të enjten, dita e gjykimit të Ramës”, Ilir Meta takim me Berishën para seancës së të enjtes

Një orë se para Sali Berisha të mblidhte grupin e tij parlamentar në zyrën e tij hyri Ilir Meta.

Takimi zgjati rreth 15 minura dhe Meta ndonëse nuk dha detaje se çfarë diskutoi me të, foli para gazetarëve për protesën e 3 marsit.

"Pa asnjë diskutim që manifestimi i 3 marsit ishte në fokus, do të jetë një manifestim i jashtëzakonbshëm në mbrojtje të lirisë."

“Të enjten, dita e gjykimit të Ramës”, Ilir Meta

Ndërkohë gjatë mbledhjes me deputetët demokratë Berisha u fokusua te seanca parlamentare e të enjtes që do të ketë në rend ditë dhe mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen "McGonigal".

Për Berishën e enjtja do të jetë një ditë gjykimi ndaj kreut të qeverisë shqiptare.

"Nesër në parlament atij do ti numërohen në sy një për një e gjithë veprimtaria supermafioze me akte të veçanta që ai ka kryer me një tradhëtar të kombit amerikan."

Kryeopozitari nuk u ndal as me akuzat për lidhjet e McGonigal.

"Edi Rama mashtroi shqiptarët, mori në mbrojtje të hapur McGonigal, ai tha bënte punën e FBI këtu në Tiranë."

Opozita është fokusuar dhe te ligji i ri i qeverisë për shembjen e banesave të vjetra.

Sipas Ilir Metës, Rama po u merr pronat qytetarëve.

"Duke përdorur si shkak tërmetin, Rama me këtë vendim kërkon tu grabisë qindra e mijëra qytetarëve të Tiranës pronën më të shtrenjtë që ata kanë, banesat e tyre."

Për këto shqetësime opozita ka thirrur me 3 mars protestë kombëtare, në të njëjtën datë me atë të shqyrtimit në Apel të çështjes së vulës së PD.