“Asociacioni, si organizatë joqeveritare” Bislimi: Pranuam propozimin e BE për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Asociacioni i komunave serbe në Kosovës do të funksionojë vetëm si një organizatë joqeveritare, ky është sqarimi që ka dhënë zv/kryeministri Besnik Bislimi. Teksa pranoi se Prishtina është dakortësuar me propozimin Evropian, Bislimi u shrpeh opera eurodeputetëve se Kosova synon të marrë satutusin Kandidat për në BE, brenda këtij viti.

Një ditë pas negociatave mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka sqaruar se Asociacioni, nuk nënkupton autonomi territorial, por vetëm organizatë joqeveritare.

“Marrëveshjet e kaluara vetëm e listojnë një mekanizëm që do të mundësojë koordinimin ndërmjet komunave me shumicë serbe në formë të një asociacioni. Do të jetë një institucion joqeveritar që koordinon këtë çështje, por kurrë nuk është paraparë si një autonomi territoriale për asnjë pjesë të vendit, qofshin ato komunat në veri apo në jug”, ka thënë ai.

Në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Bislimi pranoi se prishtina ka dhënë dakordësinë për  propozimin e evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Kemi treguar gatishmërinë dhe konstruktivitetin tonë edhe në procesin e dialogut, jemi pajtuar me propozimin e Bashkimit Evropian dhe zbatimi i saj do të vazhdojë së shpejti.

Shpresojmë që normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon njohje të ndërsjellë në qendër, respektim të të drejtave të pakicave në të dy vendet. Siguria dhe paqja në rajon dhe në tërë Evropën është një domosdoshmëri," tha ai.

Para eurodeputetëve, Bislimi u shpreh se Kosova kërkon të marrë statusin e kandidatit për në bashkimin Evropian brenda vitit 2023

 “Kosova është vendi më demokratik dhe i njohur çdo ditë nga ndërkombëtarët. Objektivi ynë është i qartë, ne kërkojmë që të marrim statusin e kandidatit deri në fund të këtij viti, ky mund të shihet si qëllim sfidues por jemi plotësisht të angazhuar për të arritur atë.

Është esenciale për zhvillimin dhe prosperitetin e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe më e rëndësishmja për stabilitetin tonë politik dhe sigurisë," tha ai.

Të hënën në Bruksel u mbajt takimi i gjashtë i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut.

Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka treguar gatishmëri për të nënshkruar planin evropian, porse Serbia nuk ka qenë e gatshme. Ndërkohë. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se liderët e të dy vendeve kanë miratuar të propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve dhe pritet që firmat mbi marrëveshjen të hidhen në takimin e radhës që pritet të mbahet gjatë muajit mars.