Vetting për "14 majin", PL ngre komision vlerësimi të Kandidaturave për anëtarë të 61 Këshillave Bashkiak
Ish-Dekani i UBT, Prof.Dr. Luigj Turmalaj është zgjedhur Sekretar Politik i Qarkut të Shkodrës mga Kryesia e Partisë së Lirisë.
Lajmi është bërë me dije nga kreu i PL-së Ilir Meta, i cili u shpreh se me angazhimin e intelektualëve fitorja në 14 maj do të jetë e thellë.

Ndërkaq, ne mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë së Lirisë u miratua ngritja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave për anëtarë të Këshillit Bashkiak në 61 bashkitë e vendit.
Komisioni i Vlerësimit për kandidatë për anëtarë të Këshillit Bashkiak në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, ngarkohet për procesin e vlerësimit të kandidaturave të propozuara nga strukturat e partisë dhe atyre të vetë propozuara për përfaqësim politik në listat e këshillit bashkiak.
Komisioni përbëhet nga 7 anëtarë të cilët janë:
1. Petrit Vasili Kryetar
2. Endrit Braimllari Anëtar
3. Tedi Blushi Anëtar
4. Elona Guri Anëtare
5. Silva Caka Anëtare
6. Monika Kryemadhi Anëtare
7. Ana Azizaj Anëtare
