Dukaj: Nënshkrimi i marrëveshjeve Mali i Zi-Shqipëri i një rëndësie të veçantë

Gazetari nga Mali i Zi, Gjok Dukaj në një intervustë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli lidhur me zhvillimet më të fundit në Mal të Zi si dhe për marrëveshjet e firmosura me Shqipërinë.

Dukaj tha se "Nënshkrimi i marrëveshjeve është i një rëndësie të veçantë".

Gjok Dukaj: Sot ishte një seancë shumë e rëndësishme e Malit të Zi pasi u zgjodhën 3 anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Puna e Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve dhe mbledhja e përbashkët e të dy qeverive. Këto ngjarje, mbledhja e përbashkët e dy qeverive ishte mjaft në fokus të opinionit të Malit të Zi. Takime të tilla janë shembull pozitiv për gjithë rajonin. Nënshkrimi i marrëveshjeve është gjithashtu i një rëndësie të veçantë.