Kurti dhe Vuçiç drejt Brukselit për të ashtuquajturin dialog të nivelit të lartë
E hëna do të shënojë nëse kryeministri I Kosovës dhe presidenti I Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë ndryshuar qëndrim sa I përket projektit franko-gjerman për stabilizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç do të udhëtojnë drejt Brukselit për të ashtuquajturin dialog të nivelit të lartë ku përmes negociatorëve do të kërkohet të gjenden pika të përbashkëta, që për prishtinën zyrtare do të duhet të përfundojnë me njohjen e pavarësisë.
Por duke parë axhendën zyrtare duket se pakti do të jetë I vështirë.
Kështu Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të ketë takime të ndara me të dy palët, ku fillimisht do të presë Kurtin e më tej Vuçiç. Për të vijuar më tej në një bisedë të përbashkët.
Axhendë bisedimesh më vete për secilën nga palët do të ketë edhe me të dërguarin Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak ku në fokus do të jetë propozimi i Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Për këtë strategji në njërën anë Prishtina refuzon Asociacionin e komunave me pakicë serbe duke e konsideruar antikushtetues, e nga ana tjetër Beogradi refuzon njohjen e shtetit të Kosovës.
Megjithatë do të jetë konferenca për mediet që do të zbardh nëse palët do të lëshojnë nga qëndrimet e tyre apo BE do të krijojë një draft final që mund të arrihet nga pikat e përbashkëta prej drejtuesve të të dy shteteve.
