Milo Gjukanoviç shpall kandidaturën për një mandat të tretë për president
Milo Gjukanoviç, njeriu me një jetë të gjatë në politikë të nisur që nga viti 1991, shpalli të shtunën kandidaturën për një mandat të tretë për kryetar shteti në zgjedhjet e 19 marsit që mbahen në Mal të Zi.
Aktualisht President, Gjukanoviç kandidon në emër të Partisë Demokratike të Socialistëve. Synimin e sheh si shprehje te përgjegjësisë dhe shqetësimit për vendin, ndërsa zotohet të fitojë që në raundin e parë
"Nuk do të parashikoja se kush do të jetë kundërshtari im në raundin e dytë. Do të përpiqem të fitoj në raundin e parë, nëse do të ketë një raund tjetër, do t'i përdor të gjitha kapacitetet e mia për të fituar," tha ai.
Ai tha se Mali i Zi është sot një vend i braktisur nga investitorët, pasi nuk sunon ligji.
"Kjo tregon se pushtetit aktual nuk i intereson qëndrimi i Komisionit Evropian apo i Komisionit të Venecias. Për shkak të gjithë kësaj, Mali i Zi është plotësisht i paralizuar në rrugën evropiane. Në më pak se tre vjet, vendi ka kaluar nga një shtet që ishte destinacioni më dinamik i investimeve në Evropë, ne ate qe përshkruhet si kanceri i Ballkanit.”
Zgjdhjet presidenciale zhvillohen ndërsa vendi është në krizë politike prej një viti, dhe mosmarrëveshjet midis ligjvënësve dhe presidentit Gjukanoviç për emërimin e një kryeministri të ri. Në këtë situatë, Dritan Abazaviç ka mbetur në krye të qeverisë atje.
Presidenti Gjukanoviç nuk ka shpërndarë parlamentin pasi shpreson siç thote ai në zgjidhje kushtetuese. Një fitore e mundshme e Gjukanoviçit mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Më herët kanë shpallur kandidaturat për president Andrija Mandiç nga partia etnike serbe Demokracia e Re dhe Draginja Vuksanovic Stankoviç i Partisë Social-Demokratike.