Të hënën takimi Kurti- Vuçic, ja si e sheh opozita e Kosovës situatën
Analistët në Kosove presin që Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç të pranojnë zyrtarisht planin e BE për normalizimin e marrëdhënieve, pasi në të kundërt do të përballeshin me pasoja. Ndërsa opozita në Prishtinë e akuzon kryeministrin për mungesë transparence për dialogun
Ndërsa Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç do të ulen përballë të hënën në Bruksel për herë të parë prej nëntorit të kaluar, para do të kenë planin europian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
Kryeministri Kurti e ka cilësuar planin një bazë të mirë për diskutime, ndërsa opozita e akuzon për mungesë transparence për takimin e 27 Shkurtit.
"Ajo çka ofron Kurti si kryeministër do të duhej të ishte transparentë sepse vetë ka thirrur në transparencë sa ishte kryeopozitar, ne kemi një kryeministër që vetëm vjen dhe bën lojëra fjalësh," tha Ariana Musliu-Shoshi.
Për opozitiarët Kurti duhet të bënte transparencë për procecin e dialogut.
"Ka munguar transparenca sa i takon këtij procesi. Ende nuk e kemi parë planin frankogjerman," tha Krasniqi.
Ndërsa politika është përfshirë në debate, analistët në Kosovë presin që albin Kurti ti thotë po Planit europian në 27 shkurt.
Përkundër Dritëro Arifi thotë se penguesi i procesit do të përballej me pasoja.
"Mospranimi i planit evropian mund të ketë pasoja të rënda," tha ai.
SHBA dhe BE e kanë bërë të qartë që presin nga Kosova dhe Serbia të pranojnë publikisht propozimin evropian për normalizimin e raporteve.