“Qetësohuni djema”, zbardhen fjalët e fundit të 39-vjeçarit shqiptar që u vra aksidentalisht nga banda kriminale, gruaja: Ai ...

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar në Athinë, pas një sherri mes anëtarëve të një bande kriminale po nga Shqiperia.

Trupi i shqiptarit që punonte hidraulik, u identifikua mëngjesin e djeshëm nga vëllai i tij.

Në të njëjtën kohë, nusja e 39-vjeçarit përshkruan në protothema.gr minutat e fundit dramatike që i riu shqiptar përjetoi në kafenenë e Rrugës Kastamonis në Nea Joni nga shtatë autorët shqiptarë .

“Ajo që zbuluam ishte se ai doli jashtë për të shpëtuar sapo pa të shtënat dhe aty e goditën.

 Ai ndoshta e kuptoi se çfarë ndodhi dhe vrapoi të largohej por nuk ia doli. Më herët fliste me kamarieret dhe i pyeste se kush ishin sepse nuk i njihte. Kur e pa zënkën e tyre, bërtiti ‘qetësohuni djema, qetësohuni’” , thotë bashkëshortja e vëllait 39-vjeçar dhe flet për një fëmijë punëtor që nuk kishte asnjë ngatërresë me njerëz si ata të përfshirë në përleshjen vrastare.

“Ai nuk njihte asnjë prej tyre. Nuk kishte lidhje me ta.  Nuk e di nëse ndonjëherë shkonte për të parë ndeshje si të martën. Ishte punëtor dhe i qetë ”, thekson ajo, të cilët bashkë me vëllezërit e motrat e 39-vjeçarit po përgatiten ta shoqërojnë nesër në banesën e fundit, në vendlindje.